Gryka e Rugovës e mbushur me mbeturina, qytetarët organizohen dhe e pastrojnë

13 prill 2026 | 09:17

Njëra ndër bukuritë më të mira natyrore të Kosovës, Gryka e Rugovës ishte kapluar nga mbeturinat.

Të  paktën kështu dukej nga pamjet e publikuara nga Lulzim Murati, me iniciativën e të cilit është pastruar kjo hapësirë.

I njëjti në Facebook iu është drejtuar turistëve me një apel.

“Po flasim për Grykën e Rugovës, bujtina që janë në Rugovë ju kisha bo një apel mbeturinat mos I gjuni në lumë kudo ku jane edhe mbeturinat ndërtimit. Ku vijnë qytetarë nga i gjithë rajoni i Kosovës. Nga tabela 1 deri në 7, kudo është apel për pastërti — prandaj ju lutem, mbajeni pastër kudo që ndaleni për piknik.

Edhe ne kemi familje dhe duam të dalim një ditë të qetë në natyrë, por për shkak të ndotjes së madhe, shpesh kjo bëhet e pamundur.

Ta ruajmë natyrën, sepse është e përbashkëta jonë”, ka shkruar ndër tjerash ai në Faceebook ku ka publikuar edhe pamje nga procesi i pastrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 16 viteve në pushtet, Viktor Orbán u rrëzua. Në…