GRYKA

09 maj 2023 | 21:48

Agron Krasniqi

Aty në grykë
Grykë për grykë
Grykë tanku andej
E grykëholla këndej

Ata gjuaj me top
E këndej moral plot
Pushkë e lidhur me tojë
Nga tanku s’ka drojë

Grykë e mbushur përplot
Grykë që ka themel e zot
Grykë që ruan kalanë
Kush mësyn e gjen belanë

Ju trima, që grykën mbroni
Me shekuj do të rroni
Grykë oj gryka e Llapushnikut
Varr e ferr iu bëre armikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi…