
Guardiola: Dua që Messi ta përfundojë karrierën te Barcelona
23 nëntor 2020
| 11:47
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se dëshira e tij është që Leo Messi të përfundon karrierën në skuadrën e Barcelonës.
Kohët e fundit është folur për një transferim të argjentinasit nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit.
“Ai është një lojtar i Barcelonës dhe nëse doni të dini mendimin tim, unë kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për Barcelonën, për gjithçka që ata bënë për mua. Unë dua që ai ta përfundojë karrierën te Barcelona. Kjo është dëshira ime. Por, unë nuk e di se çfarë do të kalojë nëpër kokën e tij kur t’i përfundojë kontrata”, ka thënë Guardiola.