Guardiola: E dija që De Bruyne do të përshtatej shpejt te Napolin

17 shtator 2025 | 16:48

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka folur f për sfidën e Champions-it ndaj Napolit dhe ish-lojtarit të tij, Kevin De Bruyne.

“Pas ndeshjes, padyshim do ta takoj… Për mua impakti i tij te Napoli nuk është surprizë, lojtarët e këtij niveli përshtaten shpejt. E dija që nuk do t’i duhej shumë kohë për të performuar në nivel të lartë te kampionët e Italisë”, ka thënë ai.

Në lidhje me Donnarumma, Guardiola ka thënë se “në dekadën e fundit, gjithmonë kemi pasur portierë të jashtëzakonshëm. “Gigio vjen pas shumë viteve në nivele të larta dhe, vetëm 26 vjeç, është padyshim një top-portier”, ka thënë Guardiola.

Më tutje, Guardiola ka thënë lavdëruar trajnerin e Napolit, Antonio Conte. “Është trajner i klasit botëror, kudo që ka qenë ka bërë mirë, prandaj nuk jam aspak i surprizuar”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdimin e seancës gjyqësore në Hagë, dëshmitari Paul Williams…