Guardiola: Fitimi i katër trofeve është thuajse i pamundur

08 prill 2019 | 16:16

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur rreth mundësisë së skuadrës së tij për të fituar katër trofe në një sezon, duke e cilësuar këtë si të pamundur.

“Do t’ju bëj diçka të ditur: Është thuajse e pamundur të fitojmë katër trofe. Të mbijetosh në atë fazë është një mrekulli, kështu që është mirë që jemi këtu”, ka thënë Guardiola.

Manchester City tashmë ka fituar Kupën e Ligës dhe ka siguruar edhe pjesëmarrjen në finalen e Kupës FA. Në kuadër të Premierligës, ‘Citizens’ është me një pikë më pak sesa Liverpool, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Kurse në Ligën e Kampionëve, Manchester City ka prekur fazën çerekfinale dhe synon të shkojë tutje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, të hënën…