Guardiola: Kur e pashë Messin, e dija se do të fitonim gjithçka

28 tetor 2019 | 19:28

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se sapo e kishte parë Lionel Messin duke luajtur për herë të parë, e dinte se klubi “do të fitojë gjithçka”.

Trajneri i Manchester Cityt udhëhoqi Barcelonën në 247 ndeshje, duke fituar tre tituj të La Ligës, dy Kupa të Mbretit e dy Liga e Kampionëve, përpos titujve tjerë.

Nën udhëheqjen e Guardiolas, Messi nisi të shfaqte numrat më të mirë në karrierë. Në sezonin e dytë nën urdhrat e Guardiolas, argjentinasi dyfishoi numrin e golave duke e nisur trajektoren drejt titullit si lojtari më i mirë në histori të Barcelonës.

“Tashmë më ishte thënë nga dikush prej ekipit që ishte një lojtar shumë i mirë në skuadër. Më thanë që ishte shumë i ri, por ka shënuar shumë gola dhe ishte shumë i mirë”, ka thënë Guardiola për “Catalunya Radio”. “Nuk e kam njohur në fillim dhe një ditë e pash atë dhe babanë e tij në një dyqan të ‘Nikes’. E pash, dukej i vogël dhe i marrshëm dhe po mendoja: ‘A është ky aq i mirë sa më kanë thënë?’ Nisëm fazën parasezonale në Skoci, fituam 6-1 dhe 5-0, e ai realizoi tre gola për ndeshje. Mendova, me të, do të fitonim gjithçka”.

Guardiola po ashtu ka lavdëruar kulturën e ekipit që ka udhëhequr te Barcelona, duke lavdëruar lidhjen speciale që kishte me grupin e lojtarëve atë kohë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarë, miq, por edhe qytetarë, kanë bërë sonte homazhe pranë…