
Guardiola me një tjetër rekord
06 tetor 2025
| 10:41
Pep Guardiola është bërë trajneri që ka arritur të shënojë 250 fitore më së shpejti në Premier League.
Për të arritur këtë shifër, atij i janë dashur vetëm 349 ndeshje, duke thyer kështu rekordin e mbajtur gjatë nga Sir Alex Ferguson.
Ferguson qëndron në vendin e dytë tashmë, duke arritur 250 fitore pas 404 ndeshjeve në ishull, derisa në vendin e tretë gjendet Arsene Wenger me 250 fitore në 423 ndeshje.