Guardiola: Na presin ndeshje të vështira, por varet gjithçka nga ne

21 prill 2025 | 16:41

Manchester City regjistroi ndaj Everton fitoren e dytë radhazi në Premier League, aty ku këtë sezon armata e Pep Guardiolës ka si objektiv të kap një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Pep Guardiola shijon rezultatin, por njëkohësisht fton të tijët të fokusohen te sfidat e radhës pasi kalendari parashikon përballje me Aston Vila (nesër), Çelsi apo edhe Notingemi, të gjitha rivale për një vend në Champions-in e sezonit të ardhshëm.

“Kaluam një periudhë të vështirë, për shumë arsye, sidomos për shkak të lëndimeve. Tani jemi pak më të stabilizuar, të paktën sa i përket vendosmërisë. Është e vërtetë që jemi shumë larg Liverpulit dhe Arsenalit, por duhet ende kujdes.

Na presin ndeshje të vështira ndaj rivalëve direkt, megjithatë tani e tutje gjithçka varet nga ne. Të martën kemi një finale në shtëpi. Shpresojmë të arrijmë suksesin dhe të kualifikohemi për Ligën e Kampioneve”, deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti I SHBA-së Joe Biden i ka dhënë lamtumirën Papa…