Guardiola: Ndoshta rinovoj edhe për dy vite të tjera me Cityn

20 gusht 2025 | 13:47

Pep Guardiola kohë me parë e ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2027, por tash nuk e ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë edhe me gjatë në këtë klub.

“Kam dy vite kontratë, ndoshta do ta zgjas edhe për dy të tjera. Nuk e di kur do të ndalem: këtë vit, pas dy vitesh apo katër. Për momentin ndihem mirë, i motivuar”, ka thënë Guardiola për Men in Blazers. Strategu spanjoll ka vlerësuar edhe atmosferën brenda klubit: “Nëse qëndron dhjetë vjet në një vend, është sepse ndihesh si në shtëpi. Nuk mund të kërkoj më shumë, futbolli ka qenë shumë bujar me mua”.

Trajneri e ka nisur sezonin e ri me sinjale pozitive: fitore 0-4 ndaj Ëolverhampton dhe ndjesi të mira që nga Botërori i Klubeve. Me përforcime të reja si Tijjani Reijnders, i cili shënoi që në debutim, Guardiola është i bindur: “Këtë vit do të jemi më të qëndrueshëm sesa sezonin e kaluar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Meriton Korenica është…