Guardiola pas eliminimit: Mëkat, duhet të ishim cinik  

01 korrik 2025 | 12:14

Botërori për Klube i vendosi “vulën” një sezoni të dështuar nga ana e Manchester Cityt. Pep Guardiola ndjen keqardhje për këtë humbjen nga Al Hilali (4-3), pasi në sytë e tij ekipi prodhoi shumë.

“Është mëkat. Në këtë pikë të turneut të gjithë ndeshjet janë të vështira. I lejuam atyre të krijonin shumë në trazicion, por edhe ne krijuam shumë, në përgjithësi u treguam të zotë, por portieri i tyre bëri disa pritje fantastike. Nuk kam çfarë të them më shumë, në ndeshje të tilla duhet të jesh cinik. Ndjesitë janë se skuadra po ecën mirë, tani rikthehemi në shtëpi, kemi kohë për të pushuar, për t’u rifreskuar dhe të rikthemi sezonin e ri”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të…