Guardiola: Sane dëshiron të largohet nga City

19 qershor 2020 | 18:26

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Leroy Sane nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me Cityn.

Anësori spanjoll do të largohet nga ‘Etihad Stadium’ nëse Manchester City merr një ofertë të pëlqyeshme, në të kundërtën, ai do të presë deri në vitin e ardhshëm për t’u larguar falas.

“Kur ne bëjmë një ofertë te një lojtar është sepse e duam atë”, ka deklaruar Guardiola teksa fliste për situatën e Sane. “Ai ka kualitete speciale. Ne duam që lojtarët të luajnë për këtë klub dhe t’i arrijnë synimet. Ai është një djalë i mirë dhe unë e dua atë shumë. Nuk kam asgjë kundër tij, por ai dëshiron një tjetër aventurë. Leroy ka refuzuar vazhdimin e kontratës. Të gjithë e dinë. Nëse në fund të sezonit, të dy klubet arrijnë marrëveshje, ai mund të largohet, nëse jo, ai largohet në fund të kontratës”, ka deklaruar Guardiola. E ardhmja e Lorey Sane është në Bundesligë, ku ai po kërkohet nga Bayern Muncheni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Ministrisë së Pushtetit Lokal të Kosovës, sot…