Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR

14 janar 2026 | 17:09

Gëzimi për fitoren e Manchester City ndaj Newcastle në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup” nuk ishte i plotë.

Golat e Antoine Semenyo (53’) dhe Rayan Cherki (90+9’) nuk e shmangën zemërimin e Pep Guardiolës ndaj arbitrimit, pas anulimit të një goli të Semenyo me rezultatin 1-0, pas një vendimi të diskutueshëm të VAR-it.

Semenyo, përforcimi më i fundit i City, kishte shënuar në fillim të pjesës së dytë dhe duket se kishte realizuar një gol të dytë pas një këndoreje, por pas rishikimit prej gati 6 minutash, arbitri Chris Kavanagh anuloi golin për pozicion jashtë loje të Erling Haaland.

Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i frustrar: “Katër arbitra dhe VAR-i nuk mundën të vendosnin dhe u desh të ktheheshin tek arbitri.

E dimë si funksionon kjo dhe na bën më të fortë. Lojtarët e mi ishin të zemëruar. Ndoshta vonesa e VAR-it na ndihmoi të ishim kështu, por e dimë si funksionon dhe na bëri më të fortë. Morali është aty, e ndjej dhe e nuhas çdo stërvitje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut,…