Guardiola: Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos

22 mars 2026 | 13:34

Të dielën, para finales së Kupës së Ligës së Anglisë (Carabao Cup), Pep Guardiola iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe komentoi një pyetje në lidhje me ndeshjen ndaj Arsenalit.

“Shikoni çfarë po ndodh në botë, jemi në një kaos të pabesueshëm dhe askush nuk po bën asgjë. Gjithçka po ndodh pas skenave. Bota do të shembet dhe ne ende flasim për ‘lojërat e errëta’ të njërës palë apo tjetrës. Ka gjëra më të rëndësishme se kjo”.

Guardiola në muajt e fundit nuk ka heshtur edhe për kauzën palestineze, dukë dënuar gjenocidin në Gaza.

Finalja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të luhet të dielën në orën 17:30 në stadiumin Wembley.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deklaratë e fundit e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ka…