Guardiola zbulon lojtarin favorit të Real Madridit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola , e vlerësoi lart Rodrygon e Real Madridit pas fitores 2-1 në Ligën e Kampionëve në Bernabeu.
Ylli brazilian kishte hapur rezultatin në minutën e 27-të me një kundërsulm të shkëlqyer duke kaluar Real Madridin në epërsi 1-0.
City u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë nëpërmjet Nico O’Reilly për 1-1 dhe Erling Haaland për 1-2 për të siguruar pikët dhe për t’u ngjitur në tetë vendet e para.
Guardiola pranoi se Real Madridi dominoi në fillim, me Rodrygon që po rezulton një kërcënim i vazhdueshëm së bashku me Vinicius Jr.
“I thashë Rodrygos sa i mirë është. Ai është një lojtar nga një nivel tjetër… ky djalosh është një lojtar në një nivel tjetër”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Jam i lumtur që është rikthyer nga lëndimi. Ai është vërtet i pabesueshëm”, përfundoi trajneri i Cityt.
Admirimi i Guardiolës pasqyron komentet e kaluara, duke e quajtur Rodrygon lojtarin e tij të preferuar të Real Madridit.




