Gucati: Ballkani mund të destabilizohet nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

13 maj 2026 | 15:27

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se nuk beson që ish-krerët e UÇK-së do të dënohen nga Gjykata Speciale, duke thënë se një vendim i tillë mund të sjellë destabilizim në Kosovë dhe në Ballkan, raporton Ekonomia Online.

Pas një takimi që ka zhvilluar me prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari, Gucati tha se ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka bazë materiale për dënim dhe se, sipas tij, përgjegjësia për krimet gjatë luftës bie mbi forcat serbe.

“Nuk ka bazë materiale dënimi i tyre. 10 milionë shqiptarë, unë jam i bindur që Evropa nuk dëshiron të ketë trazira në Ballkan, sidomos në këtë vend, nëse dënohen. Edhe nuk e besoj atë fare se do të dënohen ata, por nuk e besoj se vetë evropianët apo ndërkombëtarët kanë dëshirë të ketë destabilizim të vendit. Se nëse drejtësia evropiane gabon dhe dënon pafajësisht këta njerëz duke e ditur se ne s’jemi kriminelë. Ne nuk kemi bërë krime, këtu krime ka bërë ushtria, policia edhe paramilitarët serbë në 1998-‘99. 13 mijë e 500 qytetarë të vrarë, 1 mijë e 324 fëmijë të vrarë prej moshës 7 ditë deri në moshën 15-vjeçare”, tha ai.

Gucati tha se UÇK-ja nuk ka kryer spastrim ndaj qytetarëve në Kosovë dhe kërkoi që përgjegjësit për krimet të dalin para drejtësisë.

Ai shtoi se një vendim dënues mund të pasohet me reagime qytetare, por tha se deklaratat e tij nuk duhet të interpretohen si kërcënim. “Mund të jetë protesta, mund të jetë demonstrata, po sipas meje vendi mund të destabilizohet, mbarë Ballkani mund të destabilizohet. Kjo është frika, jo që ne po bëjmë kërcënim. Mos ta kapë dikush për fjale si kërcënim. Ne s’po kërcënojmë, por mund të ketë protesta dhe kjo nuk është e mirë as për ndërkombëtarët”, tha Gucati.

Ai tha se OVLUÇK-ja ka ndarë dekoratë për prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari, për kontributin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe mbështetjen për veteranët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi E dashura Kosovë, Pak ditë më parë…