Gucati e Syla zhvillojnë takime të rëndësishme në parlamentin zviceran, temë diskutimi edhe Gjykata Speciale

18 qershor 2025 | 17:55

Sot, në Parlamentin e Zvicrës, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla u takuan me deputetin Zvicran Reto Nause, një mik i respektuar i lirisë dhe demokracisë, por edhe me deputetë të tjerë të Parlamentit të Zvicrës.

Ata në këtë vizitë në Parlamentin e Zvicrës shoqëroheshin nga veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në këtë shtet.

“Në emër të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Gucati e falënderoi z. Nause për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë që na dha për të paraqitur shqetësimet tona lidhur me trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ky takim përfaqëson një hap domethënës drejt ngritjes së zërit tonë në arenën ndërkombëtare, për të kërkuar drejtësi dhe respekt për ata që luftuan për lirinë e popullit tonë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Për këtë takim në një postim në Facebook ka shkruar edhe nënkryetari i OVLUÇK-së, Gazmend Syla.

“Pasi dera e Parlamentit tonë ka mbetur e mbyllur për ne, luftëtarët e lirisë po trokasim atje ku ka gatishmëri për të dëgjuar zërin tonë. Sot u takuam me deputetin zviceran z. Reto Nauser dhe deputetë të tjerë të Parlamentit të Zvicrës, të cilëve ua paraqitëm shqetësimet tona për padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale kundër bashkëluftëtarëve tanë, njerëz që sakrifikuan gjithçka për lirinë që sot e gëzon Kosova”, ka shkruar Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni shtetëror iranian ka shpërndarë një video në rrjetet sociale…