
Gucati: Edi Rama s’mund të jetë i pranishëm, por përkrahja e tij për ne ekziston
07 gusht 2025
| 14:58
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova”, ka folur për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se kanë qenë në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e kanë ftuar për të marrë pjesë në protestë, por ai nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve.
“Ne kemi qenë në kontakt me z. Edi Ramën, e kemi ftuar për pjesëmarrje, por ai na ka njoftuar dhe na ka dërguar edhe agjendën. Na ka treguar se është shumë i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë. Arsyeja nuk është për publik, por mbështetja e tij për ne ekziston”, ka thënë Gucati.