Gucati: Ekspozita ishte fyerje për ne, falënderoj Ramën për reagimin e shpejtë

29 mars 2026 | 13:59

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një konference për medie ka reaguar kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që është shfaqur së fundmi në Prishtinë.

Ekspozita e cila ka marrë kritika të shumta për pasaktësitë e detajeve të masakrave që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë është përcjell edhe me reagimin e OVL-UÇK.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se kjo ekspozitë ishte fyerje për këtë organizatë dhe jo vetëm.

Ai ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka marrë masa të menjëhershme për largimin e kësaj ekspozite.

“Ne shoqatat e dala nga lufta, siç e keni parë dje edhe reagimin kundër kësaj ekspozite që ka ndodhë, që ka qenë në sheshin e Prishtinës. Dua ta falënderoj pa hezitim, Përparim Ramën që ka marrë aksion të shpejtë për t’i larguar, që për ne kanë qenë një fyerje, jo vetëm për neve, por edhe si shoqëri dhe si komb”, ka thënë Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen…