Gucati: Kurti, Hashimin e Kadriun i ka fobi, i sheh edhe në ëndërr (video)

07 korrik 2025 | 16:01

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundit në një intervistë televizive ka aluduar për rolin e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke “dhënë instruksione politike në dëm të shtetit të Kosovës”.

Gucati e në emisionin “Kosova Live” në “T7”, e ka cilësuar deklaratën si njërën nga më të poshtrat të dhëna ndonjëherë nga një kryeministër në detyrë.

Ai ka theksuar se ajo nuk i ka hije një udhëheqësi shteti, sidomos në një moment kaq të ndjeshëm kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale për liderët e UÇK-së.

“Në vend se t’u qëndrojë pranë në këto momente të vështira, ai po i godet. Nuk kam asgjë personale me Kurtin, por ka frikë nga ata, i tutet konkurrencës. I ka fobi ata njerëz (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli) dhe në ëndërr i sheh”, ka thënë Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar…