Gucati me bashkëpunëtorë dorëzuan në Speciale 200 mijë nënshkrime për çlirimtarët
06 maj 2026
| 11:17
Kryetari i OVLUÇK-së, Hyseni Gucati së bashku me bashkëpunëtorë ka dorëzuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë 200 mijë nënshkrime që janë firmosur në mbrojtje të çlirimtarëve.
“Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, u dorëzuan 200 mijë nënshkrime, 200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme, Drejtësi për çlirimtarët. Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën. Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë!”, ka shkruar Gucati në “Facebook”.



