Gucati: Në VV ka dëshmitarë në Gjykatën Speciale, Donika Gërvalla, por do të dalin edhe tjerë

28 gusht 2025 | 14:59

Hysni Gucati ka ngritur një dilemë në konferencën për media.

Ai tha se ka dëshmitarë të Speciales që janë në VV.

“Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vet e ka pranu. Të tjerët që do të dalin me emra, sepse nuk kemi frikë nga askush. Mos të na matin impulsin, atë na e ka mat Serbia dhe ka dal humbëse. Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta, sidomos me veteranë të UÇK-së, invalidë dhe dëshmorë do të dal humbës. Ne do të marrim veprime të tjera shumë shpejt”, ka thënë Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leart Paqarada është futbollisti më i ri i skuadrës së…