Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në ‘zoom’ me familjen

19 janar 2026 | 08:35

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka folur për ndikimin e protestave të zhvilluara kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës.

“Protestat kanë pasur efektin e vet në mënyrën pozitive, ky është një informacion që e kemi marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, që ka pasur efekt shumë të mirë. Dhe kanë fillu edhe disa gjëra që të kenë ndryshim të madh drastik brenda gjykatës. Thaçit po i lejohet të flasë në zoom me familjen”, tha Gucati.

Kryetari shprehu optimizëm që procesi të përfundojë me një rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj që në pranverën e vonshme ta festojmë lirimin e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka bërë të qartë…