Gucati takon Ballën, mbështetje për protestën e 17 tetorit në Tiranë për çlirimtarët që mbahen në Hagë

13 tetor 2025 | 20:21

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me bashkëorganizatorin Shkëlqim Hajdari, u takuan sot me Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua rreth protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, ku u mor mbështetja e plotë e shtetit shqiptar për këtë organizim të drejtë dhe domethënës në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së, që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në samitin për paqe në Egjipt, presidenti amerikan, Donald Trump,…