Gucati takon në Hagë ish-krerët e UÇK-së: Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë

24 qershor 2025 | 13:13

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka qëndruar sot për vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

Përmes kësaj vizite, Gucati ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVLUÇK-së për luftëtarët e lirisë që po përballen me një proces të padrejtë dhe politik.

Ai ka theksuar se beteja e tyre nuk është vetëm personale, por një sfidë për dinjitetin dhe drejtësinë e gjithë luftës çlirimtare.

“Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, dhe kjo e vërtetë nuk shuhet kurrë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Pushimi…