Gucatin e gjen ditëlindja në Hagë

30 mars 2023 | 12:05

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, feston sot ditëlindjen.

Me këtë rast, nga larg e ka uruar udhëheqësi aktual i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

“Urime ditëlindjen, atje në vendin e padrejtësive! Edhe shumë të tjera të lumtura në vendin tonë”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Më 18 maj 2022 trupi gjykues ka shqiptuar dënimin e parë në historinë e Gjykatës Speciale të Kosovës, ku Gucati  dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, duke dënuar secilin me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden në takimin e dytë për Demokracinë, ka…