Guillou: Nëse nuk mbështeten argumentet, mbrojtja nuk do të ketë qasje në regjistrimet audiovizive

24 mars 2021 | 15:52

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka thënë se kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara nuk vendos mbi prokurorinë detyrimin specifik për të vendosur në dispozicion regjistrimet audiovizive të dëshmitareve dhe të akuzuarve.

Në seancën e sotme statusore, ai ka thënë se si rregull e përgjithshëm wshtw se aty ku intervistat janë zbardhur në transkriptime, incizimet audiovizive nuk është e nevojshme të vihen në dispozicion. “Nga ana tjetër mungesa e një dispozite të tillë ligjore për nxjerrjen e incizimeve audiovizive, nuk e përjashton mundësinë që ky informacion të vendoset në dispozicion nga ZPS nëse material është me rëndësi materiale për përgatitjen e mbrojtës. Në rastin në fjalë, argumenti i mbrojtjes lidhur me nevojën për saktësimin e transkriptimeve është i pamjaftueshëm sepse ky verifikim mund të kryhet në bazë të transkriptimeve të vendosura në dispozicion”, ka thënë Guillou.

Ai ka thënë se mbrojtja nuk arrin t’i mbështesë argumentet pse mbështetja në transkriptime nuk i jep mbrojtjes mundësi që të vlerësojë dëshminë e dhënë nga dëshmitari. “Në këto rrethana nëse nuk vlerësohet materialiteti i incizimeve e rrëzojë poshtë kërkesën e Thaçit e Krasniqit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Guvernatori…