
Gundogan fluturon drejt Stambollit, po nënshkruan me gjigantin turk
Manchester City do të mbetet pa kapitenin e tyre Ilkay Gundogan i cili ka vendosur të largohet nga Etihad Stadium.
Gjiganti anglez ka dhënë dritën jeshile për Ilkay Gundogan, i cili sot ka udhëtuar drejt Stambollit për të finalizuar transferimin te Galatasaray, raporton Fabrizio Romano.
Mesfushori 34-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me kampionët e Turqisë, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në qershor 2027.
Ky hap vjen pas rolit të reduktuar të Gundogan te City këtë fillim sezoni, ku ai nuk ka qenë titullar në asnjë nga tre ndeshjet e para të Ligës Premier.
Sezonin e kaluar, gjermani zhvilloi 50 paraqitje, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.
Galatasaray, që këtë verë ka afruar edhe Victor Osimhen dhe Leroy Sané, e sheh Gundogan si një shtesë të rëndësishme për të sjellë eksperiencë dhe lidership në mesfushë për sezonin 2025/26.
Gundogan largohet nga City pas tetë sezoneve të kaluara në klubin anglez në dy periudha. Fillimisht ai qëndroi te City nga 2016 deri më 2023 dhe pastaj u rikthye në vitin 2024.