
Gurët bllokojnë aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë
04 tetor 2020
| 14:30
Nisur nga situata me reshjet e shiut, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është bllokuar nga rënia e gurëve.
Për këtë arsye, Policia Rrugore u bëri apel qytetarëve dhe turistëve që ndodhen në Tropojë që të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor.
Policia sqaroi se autoritetet përkatëse po punojnë për pastrimin e rrugës sa më parë dhe se do të ketë një njoftim të dytë kur të jetë e kalueshme.
Ndërkohë që asnjë vizitor nuk ka mbetur i bllokuar pasiqë, forcar e rendit u kanë dal në ndihmë menjëher.