Guri i LDK-së: LV-ja po e përdor Avni Deharin, po fiton kohë për pazare politike

18 prill 2025 | 10:35

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po manipulon me procesin konstituiv të Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo parti po e përdor deputetin Avni Dehari për të shtyrë seancat dhe për të fituar kohë për pazare politike.

“Me ligjet e Kosovës, seancën e parë e udhëheq deputeti më i vjetër dhe ai më i riu. Në këtë rast, deputeti më i vjetër është Avni Dehari. Por sipas ligjit, ai është vetëm udhëheqës i seancës, nuk ka asnjë kompetencë të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Guri në “Klan Kosova”.

Ai ka theksuar se sekretariati i Kuvendit ka përgatitur një udhëzim të qartë se çfarë i lejohet dhe nuk i lejohet deputetit që udhëheq seancën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, nëpërmjet një statusi në “Facebook”…