Guterresi paralajmëron për rritjen e mercenarëve

05 shkurt 2019 | 11:40

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar për rritjen e mercenarëve, të cilët, sipas tij, nuk marrin pjesë vetëm në luftëra, porse përfshihen edhe në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe terrorizëm.

Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterresi ka bërë thirrje për mbështetje më të gjerë për ligjet kundër përdorimit të mercenarëve.

Ai po ashtu ka kërkuar persekutimin e tyre dhe forcimin e përpjekjeve për të parandaluar rekrutimin e njerëzve.

“Veprimtaritë mercenare janë zhvilluar gjatë viteve”, ka thënë Guterresi, duke përmendur përqendrimin e tyre në disa vende, si Bregu i Fildishtë dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar Konventën Ndërkombëtare kundër Rekrutimit, Përdorimit, Financimit dhe Trajnimit të Mercenarëve në vitin 1989 dhe ajo ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2001. Por, vetëm 35 vende janë palë në të, ka thënë Guterresi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futsallit Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje…