Gutierrez: Biseduam dy orë me kryeministrin Kurti, shqetësuese që ai s’e njeh fare klimën armiqësore ndaj gazetarëve

25 mars 2026 | 16:59

Ricardo Gutierrez nga Federata e Gazetarëve Evropianë, ka thënë se ka dalë i shqetësuar nga një takim që patën dje me kryeministrin Albin Kurti, ku kishte shkuar për të diskutuar për klimën armiqësore ndaj gazetarëve.

Gutierrez ka folur për këtë takim në një konferencë për medie të mërkurën që ka mbajtur Misioni Fatkmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, i cili ka shpalosur të gjeturat e punëtorisë dyditore me përfaqësues të mediave ku sipas tyre liria e mediave është më keq sesa viteve të kaluara.

“Kryeministrin e kemi takuar dje. Kemi biseduar nja dy orë dhe prej pikëpamjes sime, ndoshta më shqetësuesja si konkluzë e këtij takimi me të ishte fakti që kryeministri s’po e njeh fare, s’e ka parasysh fare këtë klimë armiqësore kundrejt gazetarëve. Përkundrazi, ai mundohej ta arsyetonte. Nëse gazetarët sulmohen, ndoshta është për shkak se ndonjëherë politikanët po ashtu sulmohen. Pra, arsyetonte në njëfarë mënyre, justifikonte këtë lloj qëndrimi dhe qartazi refuzoi ta ndëshkojë sepse i kërkuam që ta ndëshkojë çfarëdo lloj qëndrimi negativ publik kundrejt gazetarëve dhe ai refuzoi ta bënte këtë. Për mua ky është një prej gjetjeve më shqetësuese të këtij takimi”, ka thënë Gutierrez.

Nga të gjeturat, Misioni Fatkmbledhës i Platformës, ka thënë se ka rënie të lirisë së medias në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i ka reaguar përmes një komunikate për media pas akuzave…