Guvernatori i BQK-së po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

09 tetor 2023 | 13:10

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bordit, Bashkim Nurboja dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Mbikëqyrjes Bankare, Blerim Terziqi po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Marakesh të Marokut.

Delegacioni i udhëhequr nga guvernatori Ismaili, do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet mbi ecuritë e ekonomike e financiare gjatë vitit 2023 si dhe pritjet për vitin 2024 e tutje.

Në këto takime, guvernatori Ismaili do të prezantojë prioritetet e tij për sektorin financiar dhe do të kërkojë mbështetje të këtyre dy institucioneve për zbatimin e tyre.

Këto prioritete synojnë forcimin tutje të kapaciteteve dhe sistemeve të BQK-së, si parakusht për një sektor të shëndoshë financiar dhe përkrahës ndaj sektorit privat dhe ekonomive familjare.

Gjatë qëndrimit të tij në Marakesh, guvernatori Ismaili do të nënshkruajë me Bankën Botërore marrëveshjen për anëtarësim të BQK në programin e Thesarit të Bankës Botërore i quajtur “Reserve Advisory & Management Partnership” (RAMP).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vrarëve në Gaza ka kaluar numrin 500.…