Guvernatori i BQK-së priti në takim drejtoreshën e re të Bankës Botërore për Kosovë

12 gusht 2025 | 08:58

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatoren znj. Shileku-Shala dhe bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim njoftues me drejtoreshën e re të Bankës Botërore (BB) për Kosovë, znj. Carole Megevand me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e uroi znj. Megevand për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në avancimin e projekteve dhe reformave të Bankës Botërore në funksion të mbështetjes së ekonomisë së Kosovës.

Guvernatori Ismaili e informoi znj. Megevand për zhvillimet më të fundit të sektorit financiar, si dhe për progresin e reformave të ndërmarra nga BQK-ja për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e sistemit financiar.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në sektorin financiar, bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe Bankës Botërore, si dhe programet e reja të BB-së për fuqizimin e sektorit financiar, duke përfshirë asistencat teknike përkatëse të dedikuara për BQK-në.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për arritjen e objektivave strategjike të BQK-së, veçanërisht në fushat e reformave ligjore dhe rregullative, digjitalizimit, kapitalizimit të sektorit financiar, rritjes së qëndrueshmërisë financiare, anëtarësimit në SEPA dhe zbatimit të agjendës së gjelbër.

Në këtë kuadër, Znj. Megevand vuri në dukje progresin e bërë drejt harmonizimit të kornizës ligjore e rregullative me standardet e Bashkimit Evropian nga ana e Kosovës, derisa Guvernatori e informoi për përgatitjet si dhe sfidat aktuale për procesin e aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Guvernatori Ismaili theksoi rolin e rëndësishëm të projektit rajonal të Bankës Botërore për modernizimin e sistemit të pagesave, përkatësisht zhvillimin e pagesave të shpejta (Instant Payments) përmes Bankës Qendrore të Italisë dhe lidhjen e tyre me sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane pas anëtarësimit në SEPA.

Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, duke vlerësuar rezultatet e deritanishme të projekteve të përbashkëta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Halil F. Berisha Derisa Serbia, përmes luftës hibride, tenton…