Guvernatori Ismaili: Bashkëpunimi me akademinë, kyç për politika dhe vendimmarrje

18 dhjetor 2025 | 13:25

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë në aktivitetin akademik të prezantimit të projektit “DataSphere: Një platformë gjithëpërfshirëse e të dhënave për treguesit ekonomikë, strukturorë dhe socialë në Kosovë”, projekt i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, guvernatori Ismaili vlerësoi projektin si një hap konkret drejt forcimit të kulturës së përdorimit të të dhënave dhe hulumtimit të bazuar në evidencë, si dhe si një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet akademisë dhe institucioneve publike.

Sipas tij, iniciativa të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e njohurive akademike, edukimin financiar dhe mbështetjen e politikëbërjes së informuar.

Tutje, guvernatori Ismaili përmendi përkushtimin e vazhdueshëm të BQK-së për zhvillimin, përmirësimin dhe publikimin e statistikave makroekonomike dhe financiare, si element kyç për monitorimin e zhvillimeve ekonomike dhe për vendimmarrje të bazuar në të dhëna.

Duke vënë në pah rolin institucional, guvernatori Ismaili nënvizoi se BQK-ja publikon rregullisht statistika monetare dhe financiare, statistika të sektorit të jashtëm, buletine mujore, raporte tremujore, si dhe raporte kyçe si Raporti i Stabilitetit Financiar, Indikatorët e Stabilitetit Financiar dhe Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë.

Duke folur për projektin, guvernatori Ismaili vlerësoi veçanërisht strukturimin dhe integrimin e statistikave nga burime të ndryshme institucionale dhe rritjen e qasjes për komunitetin akademik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka falënderuar kryeministrin…