Guvernatori Mehmeti në takimet e FMN-së dhe BB-së në ShBA

21 prill 2022 | 13:02

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që po mbahen në Uashington.

Mehmeti për RTK-në ka thënë se këto dy institucione kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Sot është dita e tretë e takimeve në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, këto takime paraqesin një platformë shumë të mirë për të takuar zyrtarë të rëndësishme të FMN-së, Bankës Botërore dhe të Thesarit Amerikan, institucione që kanë dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin institucional në Kosovë. Gjatë këtyre takimeve do të kemi rastin të diskutojmë edhe për zhvillimet makroekonomike dhe financiare në Kosovë, sidomos për këtë kohë kur ekonomia globale kishte tronditje mjaft të mëdha, siç ishte kriza e pandemisë dhe tani efektet e pushtimit rus të Ukrainës. Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore janë mundësi e mirë edhe për të diskutuar edhe vetë i institucionet tonë, ku merret parasysh edhe projektet për asistencë teknike mbështeten nga këto dy institucione dhe thesari Amerikan të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e BQK-së”, ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se do të diskutojë edhe për arritjet e BQK-së, që kanë dalë nga raporti i FMN-së, për stabilitet financiar për Kosovën edhe për projektet e tjera nga këto tri institucione që do t’i ofrojnë BQK-së në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A$AP Rocky, i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers, është arrestuar…