Gyokeres: Kisha shumë oferta, por Arsenali ishte vendimi i duhur

31 korrik 2025 | 13:30

Viktor Gyokeres ka folur për herë të parë si lojtar i ri i Arsenalit dhe ka bërë të qartë se kalimi te klubi londinez ka qenë prioriteti i tij absolut. Sulmuesi suedez ka refuzuar ofertat nga Manchester United, Juventus dhe disa ekipe nga Lindja e Mesme, duke theksuar se “Arsenali ishte ajo që doja që në fillim”.

“Pati opsione shumë të mira, në Angli dhe Itali. Por që në momentin e parë ndjeva se Arsenali ishte vendimi i duhur. Nuk ishte aspak një zgjedhje e vështirë”, ka thënë Gyokeres. Pas dy sezoneve fantastike me Sporting Lisbonën dhe Kombëtaren e Suedisë, ku ka shënuar afro 100 gola në total, kalimi i Gyokeres në Premier League nuk ishte i lehtë. Ai u përball me tensione me klubin portugez, një gjobë të rëndë dhe kritika në rrjete sociale, pasi u akuzua se kishte ushtruar presion për largimin.

“Muaji i fundit ka qenë veçanërisht i vështirë. Është folur shumë, shpesh pa e ditur realisht çfarë po ndodhte. Ishte një periudhë e lodhshme, por më forcoi si person. Si futbollist dua gjithmonë të jem në nivelin më të lartë. E ndjeja se isha gati për një tjetër sfidë, dhe këtë e dinin edhe te Sportingu”, ka thënë sulmuesi. Te Arsenali, Gyokeres do të mbajë fanellën me numrin 14, e njohur nga tifozët si numri i Thierry Henry. Një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi unike për të lënë gjurmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Agon Maliqi ka ngritur shqetësime serioze lidhur me qasjen…