
Gyokeres mposht Ronaldon, shpallet golashënuesi më i mirë i Ligës së Kombeve
Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres është shpallur golashënuesi më i mirë i Ligës së Kombeve UEFA për sezonin 2024/25.
27-vjeçari shënoi në pesë nga gjashtë ndeshjet e fazës së ligës në Grupin 1 të Ligës C, përfshirë një performancë me katër gola në një ndeshje në shtëpi kundër Azerbajxhanit.
Ai gjithashtu dha pesë asiste, më e larta në turne, duke kompletuar një sezon fantastik.
Gyokeres kryesoi listën e golashënuesve me nëntë gola, vetëm një më shumë se Cristiano Ronaldo, me Portugalinë e të cilit mundi Spanjën në gjuajtjet e penalltive në finalen e Ligës së Kombeve.
Erling Haaland i Norvegjisë dhe Georges Mikautadze i Gjeorgjisë shënuan nga shtatë gola secili, ndërsa Razvan Marin i Rumanisë kompletoi pesëshen e parë me gjashtë.
Ronaldo u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në një finale të Ligës së Kombeve.