
Gyokeres transferohet te Arsenali
23 korrik 2025
| 15:29
Sulmuesi Victor Gyokeres është tashmë zyrtarisht futbollist i Arsenalit. “Topçinjtë” mbyllën një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës, duke paguar 70 milionë euro për sulmuesin suedez, i cili shkëlqeu me Sporting Lisbonën me 97 gola në 102 ndeshje.
Arsenali do të derdhë 63.5 milionë euro menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të vijë në formë bonusesh. Vendimtare në marrëveshje ishte dëshira e vetë lojtarit për t’u bashkuar me skuadrën e Artetës, duke refuzuar ofertat e tjera, përfshirë edhe atë të Manchester United. Me Gyokeres në majë të sulmit, Arsenali synon seriozisht titullin në Premier Ligë.