Haaland mund të largohet nga Dortmundi për 75 milionë euro

24 tetor 2020 | 11:01

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland po vijon formën fantastike në Bundesligë te skuadra e Borussia Dortmundit, ndërkohë që admiruesit e tij nuk janë të paktë në Evropë.

Mediat italiane kohët e fundit kanë kujtuar që sulmuesi mund të lërë Dortmundin verën e ardhshme, as më pak dhe as më shumë se 75 milionë euro.

Një shifër që duket si okazion në merkato, duke parë çmimet në vitet e fundit, kualitetin e lojtarit dhe moshën e tij shumë të re. Klubet e mëdha si Real Madrid dhe Juventus, pavarësisht nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, sërish nuk do të kursehen për blerjen e supertalentit norvegjez që garanton gola në fazën sulmuese, ku është një vrastar i vërtetë brenda zonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Pediatrisë në Prishtinë po kërkon nga institucionet e…