Haaland reagon ndaj performancës së Yamalit kundër Interit

01 maj 2025 | 13:30

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, u impresionua nga performanca e Lamine Yamal kundër Interit dhe ka komentuar në rrjetet sociale duke lavdëruar spanjollin.

“Ky djalë është i pabesueshëm”, ka shkruar ai.

Yamal ka ndihmuar Barcelonën të shmangte humbjen kundër Interit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Talenti spanjoll ka shënuar një gol në pjesën e parë dhe frymëzoi të gjitha sulmet e Barcelonës në një barazim emocionues 3-3 në stadiumin olimpik në Montjuic.

17-vjeçari madje e ka goditur dy herë shtyllën, dhe performanca e tij mbresëlënëse  ka shkaktuar reagimin e yllit të Manchester Cityt, Haaland, në rrjetet sociale.

“Ky djalë është i pabesueshëm”, ka shkruar Haaland në profilin e tij në Snapchat, fotografi e cila është postuar nga ESPN.

Ndryshe, 17-vjeçari, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 24 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Barcelonën.

Në anën tjetër, Interi dhe Barcelona do të takohen për gjysmëfinalen e kthimit në San Siro javën e ardhshme, më 6 maj. /Telegrafi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë…