Habit studimi: Ja kush janë ata që përhapin “fake news”

25 janar 2019 | 11:34

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se pjesa më e madhe e lajmeve të rreme në “Twitter” gjatë vitit 2016 u përhap nga një numër tepër i vogël përdoruesish.

Konservatorët dhe të moshuarit rezultojnë të kenë qenë ata që shpërndanë më shumë informacione të rreme. Kërkuesit verifikuan mbi 16 000 llogari “Twitter” në Shtetet e Bashkuara dhe zbuluan se vetëm 16 prej tyre, ose më pak se 0,01%, ishin individët që përhapën rreth 80% të keqinformimit të maskuar si lajm.

Studimi u publikua në revistën prestigjioze “Science”.

“Rreth 99% e përdoruesve të ‘Twitter’-it nuk shpërndanë thuajse asnjë informacion të rremë në pjesën më të nxehtë të vitit zgjedhor”, thotë një prej autorëve të kërkimit, David Lazer, profesor i politikës dhe shkencave kompjuterike në Northeastern University.

Përhapja e informacioneve të tilla, theksoi ai, ndodh në një cep mjaft të vogël të ‘Twitter’-it. Sipas Lazer, të paktë nuk janë vetëm njerëzit që e përhapin këtë lloj informacioni, por edhe ata që e konsumojnë atë, pavarësisht faktit se ekziston një përpjekje e organizuar për t’i futur të dhëna të kësaj natyre në sistem./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë…