
Hadërgjonaj arrin marrëveshje me Persepolisin
30 prill 2025
| 17:00
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj karrierën do ta vazhdoj në Superligën e Iranit.
Mediumet iraniane, kanë raportuar të mërkurën se Hadërgjonaj tashmë ka marrëveshje personale me Persepolisin, e cila do të bëhet zyrtare së shpejti.
Detajet e marrëveshjes dhe transferimit të Hadërgjonajt te Persepolisi nuk janë dhënë, por thuhet se skuadra nga Irani po e sheh 30-vjeçarin si përforcim të duhur për mbrojtjen.
Hadërgjonaj është pjesë e ekipit turk, Kasimpasha dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, në të cilin ka 5 gola e po aq asistime në 32 paraqitje.