
Hadërgjonaj: LV-ja dhe Kurti po manipulojnë me Avni Deharin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Hadërgjonaj, ka thënë se ndryshimi i mënyrës së votimit nga ana e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari është arbitrare.
Hadërgjonaj ka thënë se Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë duke manipuluar me Deharin.
“Kjo që po shohim sot, më i moshuari, që për më tepër është drejtues i kësaj seance nuk po ushtron as autoritetin që ia jep tradita, e as aftësitë që ia jep Kushtetuta. Ligji nuk njeh moshë, është obligativ, normat kushtetuese nuk janë sugjerime, janë obligime. Ndryshimi arbitrar i mënyrës së votimit, nga i hapur, të fshehtë, në mungesë të shumicës, bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia e parë, përmes liderit të saj dhe eksponentëve politikë po manipulon me figurën e më të moshuarit”, ka thënë Hadërgjonaj.