Hadërgjonaj vazhdon me gola në Turqi

19 janar 2026 | 11:53

Florent Hadërgjonaj ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin e Turqisë.

Ai shënoi një gol dhe bëri një asistim por Alanyaspori pësoi humbje në shtëpi nga Fenerbahçe.

Të dielën, në kuadër të xhiros së 18-t të Superligës së Turqisë, Alanyaspori pësoi me rezultat të ngushtë 3:2 nga Fenerbahçe.

Hadërgjonaj e zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, duke kaluar Alanyasporin në epërsi 1:0 kurse asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 27-të për 2:1.

Hadërgjonaj luajti gjatë tërë ndeshjes tek Alanyaspori, ekip përtë cilin u aktivizua edhe Fidan Aliti.

Deri më tani, Hadërgjonaj ka 2 gola e 3 asistime në Superligën turke kurse në total këtë sezon 5 gola e 4 asistime në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e…