Haga ia kufizon vizitat Thaçit, reagon Behrami: Ju ka mbetur vetëm ta dërgoni në Hanë për ta izoluar krejtësisht

19 gusht 2025 | 13:21

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Hagës, për t’ia kufizuar vizita ish-presidentit Hashim Thaçi.

Behrami e ka cilësuar këtë vendim si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Ai ka thënë se vendimi në fjalë është krejtësisht jashtë kontekstit kohor dhe “pjesë e një skenari të qëllimshëm të Gjykatës për të krijuar drama dhe spektakle”.

“Është shumë e dhimbshme të shihet se si gjykata aprovon të gjitha çmenduritë e Prokurorisë për izolimin total të presidentit Thaçi”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, e ka akuzuar gjykatën se po përpiqet ta shkëpusë presidentin Thaçi nga populli i tij, duke shtuar me ironi: “Ju ka mbetur vetëm ta dërgoni në Hanë për ta izoluar krejtësisht, se izolimi që po ia bëjnë në Hagë po u duket pak!”, ka deklaruar ai.

Derisa, në përfundim të reagimit të tij, Behrami ka dërguar një mesazh të qartë: “Kot e keni. Asnjëherë nuk do të mund ta shkëpusni nga populli!”.

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka nxitur reagime të ashpra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar që nesër (e mërkurë) nga…