Haga ia refuzon kërkesën Nait Hasanit për t’i vizituar Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin, Shalën…

29 maj 2025 | 16:20

Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë kanë refuzuar kërkesën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, për të vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në këtë gjykatë. Kërkesa ishte bërë për datat 30 dhe 31 maj 2025, ndërsa përgjigjja negative është dhënë sot, pa asnjë arsyetim shtesë, përveç njoftimit të refuzimit.

Hasani kishte kërkuar që të vizitonte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Haxhi Shalën, Pjetër Shalën, Sali Mustafën dhe të tjerë bashkëluftëtarë, por përgjigja e ftohtë dhe jo-transparente nga ana e Dhomave të Specializuara ngre shqetësime serioze për mënyrën se si po trajtohen të drejtat e të paraburgosurve në këtë proces.

Sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të paraburgosurit kanë të drejtë të vizitohen nga familjarë, përfaqësues politikë dhe shokë, për aq kohë sa këto vizita nuk përbëjnë rrezik për procedurat gjyqësore. Në këtë rast, një deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, dhe ish-i burgosur politik gjatë regjimit serb, është refuzuar pa shpjegim të qartë. Kjo nxit dyshime për një trajtim selektiv dhe të padrejtë, dhe lë përshtypjen e një procesi që nuk është në përputhje të plotë me parimet e drejtësisë.

Ky refuzim është vazhdimësi e masave të ashpra që po zbatohen ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët tashmë kanë kaluar më shumë se katër vjet në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Antonio Conte pritet të qëndrojë në krye të Napolit,…