Hague prezantohet te Milani

01 tetor 2020 | 12:04

Jens Petter Hauge është prezantuar nga AC Milan. Sulmuesi anësor ka nënshkruar kontratë me skuadrën kuqezi për pesë vitet e ardhshme dhe Milani ka paguar pesë milionë euro për kartonin e tij.

“Sulmuesi norvegjez ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025. I lindur në Bodo (Norvegji) më 12 tetor të vitit 1999, Hauge u formua tek të rinjtë e Bodo/Glimt para se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2016. Në vitin 2018, pas 67 paraqitjeve dhe 9 golave me ekipin e qytetit të tij, ai u huazua te skuadra e Aalesund për një sezon, para se të kthehej te Bodo/Glimt, ku ka shënuar 26 gola në 51 ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit. Sulmuesi do të veshë fanellën me numër 15”, thuhet në njoftimin e AC Milan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë se presidenti rus,…