Hahni: Ende s’ka një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kërkohet më shumë kohë

18 qershor 2019 | 17:40

Komisionari i zgjerimit i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka thënë se disa vende nuk janë ende të gatshme të konfirmojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Zgjerimi është çështje strategjike e BE-së. Është bërë progres, por nuk jemi akoma aty ku duhet. Franca, Gjermania e Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tri vendet kërkojnë shtyrje të vendimit. Gjermania do më shumë kohë për vendimin. Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë. Kërkohet më shumë kohë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor, është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundimtar dhe vendimtar deri atëherë”, ka thënë Hahni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident është regjistruar në aksin Kukës-Morinë dhe për pasojë…