Hajdar Beqa kërkon rivotim në Mitrovicë
11 nëntor 2025
| 10:42
Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas raportimeve që lidhen me verifikimin e votave në Mitrovicë.
Sipas tij, një fletëvotim me numër serik të një vendvotimi tjetër është provë e qartë se diçka nuk shkon në këtë proces dhe përbën shkelje të pastër të standardeve demokratike.
“Rivotimi është i domosdoshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.



