Hajdar Beqa njofton se nesër dega e PDK-së në Gjakovë prezanton kandidatët për deputetë

15 dhjetor 2025 | 12:09

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet, Hajdar Beqa, ka njoftuar se nesër, më 16 dhjetor, në hotel President do të bëhet prezantimi i kandidatëve të PDK-së për deputetë nga Gjakova.

Takimi do të mbahet në orën 17:00.

“Të nderuar qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës; Dega në Gjakovë. Ju ftojmë që nesër të merrni pjesë në takimin e madh të prezantimit të kandidatëve të PDK-së nga Gjakova, si dhe në prezantimin e programit dhe vizionit tonë për të ardhmen e Kosovës. Vendi: Hotel President. Data: 16 dhjetor 2025. Ora: 17:00. Bashkohuni me ne për të nisur së bashku një fushatë të përgjegjshme, me ide të qarta dhe vendosmëri për zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Pjesëmarrja juaj na nderon”, ka shkruar në “Facebook” Hajdar Beqa, kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore Rexhepi shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore “Fazli…